RRETH NESH

Galla është investim italiano - vendor i themeluar në vitin 2005 në Tetovë dhe vepron si biznes i suksesshëm në tregun vendorë dhe rajonal. Si fabrikë e pjekjes, paketimit dhe distribuimit të kafesë, me një traditë disavjeçare në këtë industri Galla Kaffe ju ofron kafe Espresso me shije dhe paketime të ndryshme.

Cilësia e produkteve të Galla Kaffe bazohet në përdorimin e stilit Italian gjatë pjekjes së kafesë dhe përdorimin e kokrrave të kafesë më kualitative në botë që janë të zgjedhura me kujdes, pjekura, përziera dhe paketuara në një ambalazh cilësor që përmban aromë, shije dhe freski. Qëllimi ynë është t’u sigurojmë inspirim me produktet tona të kafesë dhe besojmë se nuk ka asgjë më të mirë se një filxhan të ngrohtë e Galla Espresso.

Vizioni

Galla Kaffe ka si vizion që të bëhet brend i njohur në vend por edhe në Evropë nga konsumatorë dhe publiku i gjerë duke bërë të pamundurën për të ofruar cilësi dhe vlerë me qëllim të jetë pjesë e çdo tavoline.

Misioni

Misioni ynë është fokusimi në plotësimin e nevojave, shijeve dhe dëshirave të konsumatorëve, duke u thirrur në kualitet, eksperiencën e resurseve njerëzore, aplikimin e teknologjisë bashkëkohore dhe inovacionin e vazhdueshëm në asortimanin e produkteve tona.