Mirëmbajtja e pajisjeve dhe aparatit
Për të fituar një pije –kafe të cilësisë së lartë në veçanti është e rëndësishme rregullimi fillestar i pajisjeve (mulliri - rregullimi i përkryer i bluarjes; aparati i espresos- shtypja, temperatura dhe qarkullimi i ujit) dhe mirëmbajtja e vazhdueshme e aparatit nga ana e përdoruesit sipas rregullave të përdorimit. Përdoruesve të kafesë sonë - aparatit të espresos ju ofrojmë mirëmbajtje dhe servisim. Në përpjekje për t'iu përgjigjur në kohën e duhur për të gjitha situatat emergjente në dispozicion është ekipi i ynë i personave për servisim por kuptohet edhe zëvendësimi i aparatit nëse është e nevojshme.
Koordinimi i tre elementeve themelore: kualiteti i lëndës së parë- kafes, teknologjia-aparati si dhe uji si një ndër faktorët vital në procesin e formimit të produktit përfundimtar - espresos , rezultojnë në jetëgjatësi të aparatit të kafesë, defekte të rralla, pije e cilësore (kafe), me to edhe kënaqësi të gjithë përdoruesve.
Për këtë arsye, me produktet e ofruara Galla Caffe ofrohet edhe zbutësi i ujit i cili përdoret për përmirësimin e cilësisë së ujit.