LEGJENDA E KAFESË
Ka shumë versione të së njëjtës histori në lidhje me origjinën e kafesë. Si në shumë raste të tjera kur bëhet fjalë për legjenda edhe legjenda për kafen ka pësuar shumë transformime. Legjendat sigurisht që janë më të imagjinuara se sa të dhëna historike, pa marrë parasysh sa të dhëna kontradiktore janë ato shpesh varen nga vendi prej ku vijnë. Prandaj ne jemi të prirrur për të pranuar dhe për ti ndarë me ju. Ju prezantojmë dy prej tyre. Së pari ajo e cila është botuar më shpesh dhe ndoshta më e njohur, të cilën e kemi pranuar edhe si tonën. Por do ju lëmë juve të zgjidhni se cilën nga ato do ta preferoni.
Legjenda në interpretimin tonë të lirë është shkruar nga shkrimtarët Evropian të shekullit 17-të.
Legjenda më popullore na çon në ambientet e Abisinisë së asaj kohe, Etiopia e sotshme në vitin e hershëm 850 –ta (shekulli 9) kur bariu abisinas Kalidi (ose Khalid) nga fisi Galla ishte duke ruajtur kopenë e dhive. Ashtu i lodhur duke ecur pas kopesë tërë mëngjesin , vendosi për të bërë një pushim e të shtrihet në hije për tu fshehur nga dielli i nxehtë i pasditës. Me një sy shikonte kopenë e dhive. Të njëjtën gjë përsërite çdo ditë. Ai vuri re se kopeja e dhive çdo ditë dukej më aktive kur ishin afër një gërmushe me kokrra të kuqe me gjethe të ndritshme e të gjelbër e cila për të nuk ishte e njohur. Ai kuptoj se gjallëria e dhive vinte nga kokrrat që i hanin.
Kështu që edhe ai vendosi që ti provoj frutat e pazakontë, por u befasua kur e vërejti se edhe atij ju kthye forca pasi hëngri kokrrat e kuqe. Me të ardhur në fshat vendosi që këtë përvojë të pa zakontë ta shpërndaj me klerikët e fshatit. Reagimi i tyre ndaj Khalid-it për fat të keq nuk ishte ashtu siç e priste ai. Kleriku kryesor ndryshe nga Kahlidi tha se kokrrat atribuojnë forca te errëta të djallit dhe kështu një pjesë të vogël të kokrrave të kuqe i hodhi në zjarr. Dhoma u mbush menjëherë me aromë të këndshme, aroma e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve ishte e pa njohur deri atëherë.
Kleriku kërkoi që kokrrat të hiqen nga zjarri, në mënyrë që ata të mund ti studiojnë dhe ndihmësit i hodhën në ujë që të ftohen më shpejtë. Derisa kokrrat e nxehta ishin duke u ftohur , uji kishte marr një ngjyrë, dhe kleriku nuk mund të rezistonte pa provuar një gëllk të lëngut me aromë aq tërheqëse. Pija e re ishte aq e shijshme dhe efektive që ai menjëherë e deklaroj të mrekullueshme. Që atëherë, klerikët e përdornin rregullisht për vigjilje në mbrëmje dhe gjatë lutjeve të gjata. Kafeja u lind!
Pija shumë shpejt u përhap në mbarë botën dhe kështu erdhi deri tek ne, për kënaqësinë tonë të madhe.
Një tjetër legjendë, pak më e shkurtë për kafenë, thotë që ishte arabi me emrin Omer i cili ishte persekutuar në shkretëtirë bashkë me miqtë e tij të vdisnin nga uria, etja dhe nga dielli i pa mëshirshëm i shkretëtirës. Omeri u kishte gatuar miqve të tij gjithçka që kishte gjetur në natyrë, duke përfshirë edhe frutat e bimës së pa njohur që më vonë u quajt "Moka" sipas qytetit më të afërt Moçi. Pija i kishte mbajtur në jetë këto njerëz që vuanin dënimin, dhe mbijetesa e tyre është interpretuar si një shenjë e vullnetit të Perëndisë. Pijes së re i ja dhanë emrin "quahwa", e cila fjalë do të thotë "ajo që parandalon gjumin".